Nga të shtënat me armë në Austin të Texasit, është raportuar të ketë ndërruar jetë një 30 vjeçare dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një dëshmitare ka thënë se ka parë të qëllohen tre persona.
Të shtënat kanë ndodhur jashtë një klubi të natës.
Policia, në anën tjetër, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen në zonën e ngjarjes.
“Kishte të shtëna me armë zjarri në qytet, dhe ka shumë viktima. Qëndroni larg nga qendra”, ka apeluar policia në Austin rreth orës 3 të mëngjesit.
Gjysmë ore më vonë, policia ka raportuar se ka pasur “të shtëna të ndara, në vende të ndryshe, por në të njëjtën zonë”, vende këto që të dyja janë sigluara nga Policia.
Një dëshmitar i ka thënë për Sky News se njerëzit po largoheshin nga lokalet e natës kur kanë ndodhur të shtënat.
Ai ka shpjeguar se kanë dëgjuar të shtëna dhe njerëzit kanë filluar të vraponin si të çmendur.
“Ne nuk dëgjojmë më të shtëna…. Policët kanë vrapuar pas dikujt. Ishte nja vajzë që është plagosur, ndërsa një tjetër ishte e shtrirë në dysheme, ata po e ndihmonin atë, por dukej se ajo tashmë kishte vdekur”, ka thënë Dorian Santiago.