Site icon Telegrafi

Dëshmitarja e sulmit në Las Vegas: Pak para sulmit, një grua na tha se “të gjithë do të vdesim sonte”!

Pas të shtënave në masë, ngjarje kjo që po vlerësohet si më e rënda e llojit në historinë e fundit të SHBA-ve, një dëshmitare ka thënë se një grua i kishte thënë turmës se “të gjithë do të vdesin sonte”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja e cila kishte marrë pjesë në festivalin “Route 91 Harvest”, ka thënë se “ajo kishte parë një grua që e kishte shtyrë atë përpara drejt rreshtit të parë”.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për sulmuesin në Las Vegas, i cili përdori dhjetë lloje të armëve për të vrarë 58 persona dhe plagosur qindra të tjerë (Foto)

Dëshmitarja ka thënë se “ajo filloi të diskutonte me një tjetër grua dhe na tha se të gjithë do të vdesim sonte”, para se të shoqërohej nga organet e sigurisë, 45 minuta para të shtënave.

Pas kësaj, dëshmitarja tha se e la koncertin dhe u kthye në dhomën e saj të hotelit.

Lexo po ashtu ISIS pretendon përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas, thotë se sulmuesi ishte konvertuar në Islam disa muaj më parë

Kur dëgjoi të shtënat, dëshmitarja ka shtuar se “mendoi se kjo kishte të bënte ndoshta diçka me paralajmërimet e gruas”.

Megjithatë, është e paqartë nëse incidenti në të cilin pjesëmarrës ishin një burrë dhe gruaja kishte ndonjë lidhje me të shtënat.

“Ata vetëm dukeshin si njerëz të zakonshëm”, ka thënë ajo.

Policia ka identifikuar Stephen Paddock, një burrë 64-vjeçar, si një njeri i armatosur i dyshuar.

Të shtënat mbetën 58 të vdekur dhe 515 të plagosur. Besohet të jetë vrasja më vdekjeprurëse në historinë moderne amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version