Site icon Telegrafi

Dëshmitari kryesor rrëfen për grushtin e shtetit në Malin e Zi (Video)

Në procesin gjyqësor për grusht shteti në Mal të Zi, i cili po mbahet në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, gjatë gjithë javës ka dëshmuar dëshmitari kryesor Aleksanda (Sasha) Singjeliq, i cili është i vetmi person që kishte kontakte të drejtpërdrejta me dy rusët që besohet të jenë oficerë të sigurimit shtetëror dhe të akuzuar në mungesë si organizator të komplotit.

“Katër herë kam marrë nja 25 mijë euro dhe dy herë nga 50 mijë euro”, ka thënë dëshmitari kryesor, duke sqaruar se parat duhet të përdoreshin për të paguar njerëzit që do të vinin në Mal të Zi, për të organizuar komplotin dhe për t’i blerë armët.

Procesi gjyqësor mbi grusht shtetin në Mal të Zi vazhdon të mërkurën ku pritet që dëshmitari kryesor të paraqesë hollësi tjera mbi çështjen në fjalë. /VoA/

Exit mobile version