Një dëshmitar ka kapur një moment mjaft interesant, kur një rrufe godet pranë një aeroplani të parkuar në pistë në aeroportin Christchurch në Zelandën e Re, transmeton Telegrafi.
“Aeroplani i Emirates ishte duke pritur që stuhia të kalojë, kur ai pothuajse ishte afër të goditej nga rrufeja”, tha kompania e Emirates në Facebook, shkruan BBC.
Shërbimi i motit në Zelandën e Re kishte paralajmëruar për një stuhi të madhe këto ditë.
Pjesë të rajonit të Canterbury pësuan stuhi të mëdha, me breshër me përmasa mjaft të mëdha, raportojnë media lokale.
Po ashtu shërbimi meteorologjik me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se zona e Canterbury u godit nga 700 goditje brenda dy orëve. /Telegrafi/