Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.
Në rrëfimin e tij për Zona e Debatit, Mehmeti ka folur edhe për autorët e njërës prej vrasjeve më të rënda të pasluftës, atë të Tahir Zemajt, njofton Klan Kosova.
Mehmeti thotë se ka dëgjuar shumë për këtë rast, ndonëse pretendon se vetë nuk ka qenë pjesë e këtij organizimi.
Për më shumë, dëgjojeni versionin që ai jep për këtë vrasje. Emrat e fshirë janë të njohur për redaksinë.