Site icon Telegrafi

Dëshmitarët të pikëlluar rrëfejnë si ndodhi tragjedia në Minierën e Artanës

Të shqetësuar dhe në pikëllim të madh gjenden aktualisht dëshmitarët dhe kolegët e dy minatorëve të cilët sot aksidentalisht humbën jetën në vendpunishten e Minierës së Artanës.

Të njëjtit në rrëfimin e tyre nën prezencën e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, janë shprehur se do të presin tek hapësirat e minierës, dersa të nxirren dy trupat e pajetë të kolegëve të tyre që sot tragjikisht ndërruan jetë.

Paraditen e sotme, një xehtar dhe një inxhinier – të moshës 50 dhe 51 vjeçar – humbën jetën në Minierën e Artanës pasi u shemb një pjesë e punishtes në të cilën ata po punonin.

Detajet me rrëfimet e kolegëve të dy viktimave mund t’i nndiqni në pamjet e transmetuara nga Klan Kosova:

https://www.youtube.com/watch?v=imp8eDbhMyE&feature=emb_title

Exit mobile version