Telegrafi

Dëshmitarët panë tmerrin: Studentes i bie të fikët, rrëzohet në shinat e metrosë (Foto)

Një studente e drejtësisë përjetoi një makth të keq kur ajo nuk u ndje mirë dhe ra në shinat e metrosë në Brooklyn.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rikke Bukh, 22 vjeçe, e cila ra në rrugën e një treni që lidhë Manhattan në stacionin e Bedford Avenue në Williamsburg, pasi iu afrua platformës të enjten rreth orës 11.15.

“Oh Zoti im! Oh Zoti im! A e godita?”, ka thënë operatori i trenit, ndërsa po dilte jashtë për të parë nëse ajo ishte në rregull.

Mrekullisht, Bukh mbijetoi ndërsa ajo ra në mes të hekurudhës dhe murit të platformës.

Pas 20 minutave, ajo është nxjerrë nga forcat e shpëtimit, është dërguar në një spital dhe thuhet se është në gjendje stabile.

“Ishte një gjë e tmerrshme për të dëshmuar”, ka thënë një dëshmitar. /Telegrafi/