Telegrafi

Dëshmitarët: Pamë aeroplanin egjiptian flakë në qiell

Një avion i kompanisë EgyptAir, që fluturonte nga Parisi drejt Kajros, me 66 persona në bord, u përplas pasi u zhduk nga radari.

Disa media kanë ngritur dyshimet se ky mund të jetë një akt terrorist.

Avioni Airbus A320 u ngrit nga Parisi në orën 9:09 të mërkurën dhe u zhduk nga radarët tre orë e 40 minuta më vonë.

Fluturimi MS804 u zhduk dhjetë milje pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore egjiptiane, 40 minuta përpara se të ulej.

Ka raportime se avioni është rrëzuar pranë ishullit grek Karpathos.

Kapiteni i një anije tregtare në ujërat e Mesdheut tha se kanë parë flakë në qiell.

Ndërkohë një zyrtar i sigurisë franceze nuk e mohoi që të jetë sulm terrorist.

Në total në avion ishin 56 pasagjerë, mes tyre dy bebe dhe një fëmijë dhe 10 persona të ekuipazhit, transmeton Koha.net. Mes tyre ishin 30 egjiptianë, 15 francezë, një britanik, një belg, një irakian, një kuvajtian, një saudit, një portugez, një kanadez, etj.