Site icon Telegrafi

Dëshmitarët e mbrojtur në rastin ‘Lagjja e Trimave’ në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura

Sot në Gjykatën Penale në Shkup janë duke dëshmuar dëshmitarët e mbrojtur në lidhje me ngjarjet e fundit të vitit të kaluar në vendbanimin Kumanovë ‘Lagjja e Trimave’ ku u vranë tetë policë dhe 14 u plagosën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak se bëhet fjalë për dëshmitarë të mbrojtur, Seanca e sotme është e mbyllur për publikun. Deri në fund të gushtit, seancat e mbetura për këtë rast do të jenë të mbyllur për publikun, sepse duhet të dëshmojnë rreth 40 dëshmitarë të mbrojtur. /Telegrafi/

Exit mobile version