Kjo është dëshmia e dhënë në gjykatën e Korçës të martën nga dy anëtare të organizatës Elenica Kotelli dhe Maria Male, në procesin ndaj kreut të Omonias për Korçën Naum Disho si dhe dy punëtoreve Alqi Koroveshi dhe Luan Zace, që akuzohen për dhunimin e varreve.
Në seancën e kaluar kleriku i kishës Ortodokse Shqiptare Jani Trebicka si dhe kryetari i komunës Drenovë, Flamur Sala, treguan se këto punime janë kryer jo vetëm pa lejen e Kishës, por dhe pa lejen e KRRT-së së komunës. Në seancën e radhës priten konkluzionet e prokurorie për tre të akuzuarit./Telegrafi/