Site icon Telegrafi

Dëshmitarë të shumtë xhiruan UFO?!

Për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve ngjarja është regjistruar nga kënde të ndryshme, ndërsa në të gjitha xhirimet shihet një formacion i dritave ngjyrë portokalli të cilat ngadalë lëvizin nëpër qiellin e natës.

Dëshmitarët thonë se dritat fillimisht lëviznin në linjë të drejtë, ndërsa pas një kohe filluan të krijojnë një formacion tjetër.

Këtë dukuri interesante për momentin nuk mund ta sqarojnë as meteorologët dhe as zyrtarët e aeroportit. Shumica mendojnë se kanë parë fluturaket jashtëtokësore, por ka edhe prej atyre që besojnë se ky është një rreng me fishekzjarre i regjistruar më herët edhe në disa vende tjera të Amerikës.

Deri më tash askush nuk e mori përgjegjësinë për dritat misterioze kështu që të gjitha mundësitë janë të hapura.

Xhirimet të cilat kanë regjistruar dëshmitarët, si dhe raportin e lajmeve, mund t’i shihni këtu. /Telegrafi/
 

 

 

Exit mobile version