Dëshmitarë të rinj dhe përgjime të reja telefonike të Prokurorisë Speciale për rastin “Monstra” pritet të zbardhen për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.
Në rend të parë do të dëgjohen bisedat telefonike që i posedon Prokuroria për këtë rast, shkruan gazeta “Nezavisen”.
Nesër duhet të filloj procedura e shfaqjes së fakteve me dëshminë e Romëve të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Sipas dispozitave të Ligjit për procedurë penale, kjo pjesë e procedurës nuk mund të ketë ndryshime të akuzës, por as edhe dëshmitarë të ri. Në fillim duhet të pyeten dëshmitarët e Prokurorisë themelore. Pastaj Prokuroria Speciale do t’i dorëzoj faktet e saja mes të cilave edhe përgjimet telefonike.
Avokati pret që PSP-ja të propozoj fakte të reja dhe dëshmitarë të ri pas hetimeve të reja që zgjatën dy vite./Telegrafi/