Site icon Telegrafi

Dëshmia tronditëse e Nenad Çanak: Na u tha të mos flasim për 16 varreza masive të shqiptarëve në Serbi

Ekzistimi i disa varrezave të tjera masive të shqiptarëve në Serbi është përmendur gjatë një debati në një medium serb ditë më parë.

Ndonëse gjatë debatit në emision “Çirilica”, ish-zyrtari i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në kohën e luftës në Kosovë, Urosh Uvashkoviç, ka mohuar të jetë në dijeni dhe të ketë parë kufoma të trupave të shqiptarëve.

Ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, ka folur për deklarimet e ministrit te atëhershëm të policisë lidhur me ekzistimin e 16 varrezave të mundshme, për të cilat ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht.

“Më duket ti ke qenë aty Çedo kur ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, e tha këtë fjali: ‘Nuk mund të fle. Më duhet ta ndaj këtë me juve’. I kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Pra, 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju, dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë? U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë. D.m.th. nesër konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë. Atëherë, Zoran Gjingjiqi, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, kishte thënë Çanak, njofton televizioni publik.

Exit mobile version