Mediat greke publikojnë dëshmi të tjera tronditëse nga vrasja me prerje koke e shqiptarit Bledar Terpollari në Greqi.
Sipas mediave, një nga autorët e arrestuar për rastin e përshkroi ngjarjen në këtë mënyrë: “Shkuam të tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Më pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ja tregonte atij që e kishte porositur”, citon CNN-i grek një nga shqiptarët e arrestuar si bashkëpunëtor në krim.
Sipas të arrestuarit, viktima kishte marrë 20 mijë euro nga shitja e kokainës, para të cilat nuk ia kishte kthyer të zotëve.
Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj në rajonin malor të Thesprotia.
I dyshuar kryesor është kushëriri i viktimës Krenar Tërpollari, i cili sipas grekëve mendohet se fshihet në Shqipëri.