Site icon Telegrafi

Dëshmia rrëqethëse e 12-vjeçares: Prifti më prekte në pjesët intime për të më hequr djallin

Policia italiane ka mundur të arrestojë një prift sicilian dhe një ushtar që abuzonin seksualisht me gra dhe vajza të mitura me pretendimin se do t’i shëronin nga djalli.

I kthyer në “armik të djallit”, prifti i quajtur Salvatore Anello, 59-vjeç siç raportojnë mediat italiane, i prekte vajzat e mitura por edhe gratë në pjesët intime.

Gjatë lutjeve prifti niste ta prekte nga këmbët, çonte duart më lart, me pak fjalë i prekte çdo pjesë të trupit. Ndërkohë që i prekte viktimat e tij edhe lutej. Të gjitha prekjet i justifikonte me shërimin e tyre shpirtëror.

“Shërohu se të kam bekuar, por unë besoj që në pjesët intime të trupit nuk kisha asgjë për të shëruar”,- ka treguar për policinë një vajzë 12-vjeçe, e cila vuan nga krizat e epilepsisë.

Të miturën e kishte dërguar e ëma tek prifti Anello me shpresën se do ta shëronte, por sjellja e tij nuk ishte ajo e një prifti, përcjell BW.

“Në momentet që më prekte në pjesët intime mundohesha ta refuzoja, mendoja që ishte diçka e gabuar. E perceptoja si diçka të gabuar”,- tregon ajo më tej.

“Në momentin që e takova për herë të parë, më puthi edhe në buzë”,- tregon më tej e mitura.

Ndërsa ushtaraku Salvatore Muratore, 52 vjeç mendohet të ketë abuzuar me të paktën katër gra dhe një vajzë, ndërsa prifti është akuzuar se ka abuzuar me dy gra dhe tre të mitura.

Sipas La Stampa, prokurori Giorgia Righi tha se Muratore, shfrytëzonte ‘viktimat’ që ishin në një gjendje të brishtësi psikologjike. Ushtria e Palermos e ka pezulluar menjëherë të arrestuarin.

Exit mobile version