Site icon Telegrafi

Dëshmia e panjohur: Ja kush e vrau Isa Boletinin!

Kush e ka vrarë heroin tonë të madh, Isa Boletini? Kjo është pyetja që ngre gazetari i njohur, Besnik Dizdari, në një shkrim tek gazeta Panorama.

Sipas tij, përgjigja mund të gjendet në librin “Tokë pa drejtësi” të malazezit Milovan Gilas.

“Më dukej e çuditshme që familja e Milovan Gilas-it të ishte përfshirë në rënien e Isa Boletinit. Drejt me thënë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që ndjek figurën tanësore të Milovan Gilas-it. Kjo, sepse figura e tij, përveçse e lidhur me gazetarinë e historinë, është e shumanshme ngado që ta marrësh.
Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito-Kardel-Gilas-Rankovic, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i Borbës, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos. E mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtitist”, shkruan Dizdari.

Sipas tij, në libër thuhet se babai i Milas-it, Nikola, është ushtaraku që udhëhoqi aksionin për vrasjen e Boletinit.

“Gilas-i nuk e pranon se babai i tij ka vrarë Boletinin. Por Gilas pranon se babai i tij e ka ngritur pushkën për të qëlluar Boletinin. Pa pasur kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i një ushtari të Nikola Gilas-it kryen punë me shpejt”.

Por përse?

“Heroi i shquar shqiptar, Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të rrënimit të përgjithshëm, të dëshpërimit dhe kaosit, për të sulmuar Podgoricën”, shkruan Milas në librin e tij.

Por Dizdari thotë se kjo është një gënjeshtër, pasi Tafil Boletini thotë se kjo ishte një propagandë që ishte përhapur nga qeveria se gjoja shqiptarët, të shtyrë nga Austria, do djegin Podgoricën.

Dizdari gërmon edhe për fatin e Nikola Milas-it.

Sipas disa të dhënave, ai u vra në Kosovë në vitin 1914, natën, ndërsa po përzinin serbët dhe malazezët.

Vetë Milovani nuk e pranon këtë në libër. Ai thotë se babai i tij është vrarë ditën nga disa fashistë. /mapo.al/

Exit mobile version