Hasime Elshani nga fshati Krajkovë e Drenasit, është gruaja që shihet duke vajtuar rëndë para trupit të djalit të saj të pajetë, Shemsiut 11 vjeç, i cili ishte vrarë më 24 tetor të 1998 nga një snjaperist serb.
Në përshkrimin e momentit të rëndë për Kronikë Lufte në Kosovë, siç shkruan një nga raportuesit, Shemsi Elshani ishte vrarë ndërsa po priste dru bashkë me babain e tij Rashitin.
Në rrëfim përshkruhet edhe fakti se funerali i tij u përcoll nën breshërit e plumbave për shkak të luftës që po ndodhte në Kosovë.
“Ky djalë do të ishte 32 vjeç sot nëse nuk do të ishte vrarë”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e një reporteri ndërkombëtar, Alan Chin, transmeton Klan Kosova.
Ofshamat dhe bërtimat e kësaj nëne nga Drenica, ishin kapur si një moment tejet i vështirë i asaj cfarë po përjetonin shqiptarët kosovarë si pasojë e krimeve që po kryheshin nga forcat serbe.
Fotografia fillimisht ishte shkrepur për New York Times, nga Cecilia Bohan dhe Jessie Witt.