Site icon Telegrafi

Dëshmia e gruas dhe fqinjit: Sekondat fatalë të komisarit të Vlorës

Grupi hetimor ka rindërtuar edhe njëherë ngjarjen e mbrëmshme të vrasjes së ish-zyrtarit të lartë të policisë së shtetit, Artan Cuku, ndërsa në dritë kanë dalë detaje të reja.

Sipas kronologjisë, ai ka përcjell familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët për në banesë, ndërkohë që vetë ka qëndruar për disa minuta në një supermarket për të blerë diçka.

Autorët kanë ndjekur më kujdes të gjitha lëvizjet e tij duke i zënë pritë.

Njëri prej tyre ka qenë i fshehur te holli i pallatit ku banonte, ndërsa personi tjetër e ka pritur te hyrja Cukun.

Pasi doli nga supermarketi për t’u ngjitur në katin e dytë të banesës duke hyrë në pallat, sapo u fut në ashensor është përballur me autorët duke u përleshur.

Në drejtim të Cukut është qëlluar shtatë herë, plumbat e kanë kapur në gjoks dhe në kokë.

Sipas policisë janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.65mm.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë, rreth 40 sekonda, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga nata.

Autorët për t’u larguar kanë zgjedhur një rrugicë ku pjesa e pallatit nuk është e survejuar, por një kamerë ka fiksuar një nga personat që ikën me vrap me tuta sportive dhe kapele të bardhë, rreth 25-30 vjeç.

Sipas dëshmive në grupin hetimor, njëri nga autorët e krimit është parë edhe nga gruaja e Artan Cukut në momentin që ngjit në banesë.

Nga të dhënat e deponuara, ai ishte i ulur në shkallë, ndërsa kishte në dorë telefonin.

Ndërsa dëshmitarët që po merren në pyetje kanë deklaruar se kanë dëgjuar një debat të shkurtër mes Cukut dhe autorëve këta të fundit me dialekt verior.

Administratori i pallatit është shprehur se: “Para se të ndodhte ngjarja pashë një djalë të ri tek shkallët. E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta se çfarë po kërkonte. Djali ishte i veshur me të zeza dhe me kapele në kokë. Po shkruante në telefon dhe e mbante kokën poshtë. Djali me tha se po priste ti sillnin çelësin”. /Dita/

Exit mobile version