Vijnë dëshmitë e para nga familjarët e Marsela Toshit në fshatin Kraps të qytetit të Fierit, të cilat mund të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Korçën ditën e hënë.
Gjyshja e dy të miturve që u mbytën nga duart e të atit të tyre, i cili më pas vrau veten, thotë se nipërit i thoshin gjithnjë që prindërit e tij ziheshin.
“Marsela na kishte thënë se nuk e donte më burrin. Djali 6-vjeçar më thoshte ‘prindërit zihen’. Nipi më tha ‘një natë fjetëm në furgon se ata u zunë, babai na nxori jashtë shtëpisë’”.
Mesohet se vete Marsela ka pasur nje lidhje me pare nga e cila kishte edhe femijen 6-vjeçar te cilin donte ta merrte me vete ne Greqi.
Familjarët e Marsela Toshit për Ora News kane thene se ishin në dijeni të sherreve të vazhdueshme mes çfitit, që bëheshin në sy të fëmijëve.
Gjyshja e Marselës: Të më vrasi fëmijët djali, me litar të varet. Është i pafajshëm fëmija. E ke fajin? Mbaje ti fajin që je i madh dhe i ti të gjitha gjërat.
Njerka e Marselës: Çuni i madh i kishte thënë vjehrrës: Nëna ne kemi ikur nga shtëpia se na ndoqi babi dhe kemi fjetur në një makinë. Pas 2-3 ditësh merr Naumi the më thotë: Ku është Marsela?
Unë i thashë: E nisa tek ty
“Nuk ka ardhur në shtëpi”, tha ai