Site icon Telegrafi

‘Dëshmi të forta’ sugjerojnë se gripi i shpendëve ka kaluar nga gjitarët te njerëzit për herë të parë

Shkencëtarët kanë frikë se gripi i shpendëve është përhapur nga gjitarët te njerëzit për herë të parë, duke shënuar një tjetër hap në evolucionin e virusit vdekjeprurës.

Analiza e re arrin në përfundimin se ka “prova të forta” se një fermer në Teksas është infektuar me virusin H5N1 nga bagëtitë, gjë që ka konfirmuar se virusi është përhapur edhe te kafshë të tjera.

Edhe pse ka pasur edhe të infektuar tjerë nga virusi vitet e fundit, duke përfshirë raste me fatalitet, të gjithë ata janë infektuar nga zogjtë.

E tani ekziston një shqetësim në rritje për dështimin në frenimin e përhapjes së virusit.

Sa më shumë të përhapet ai, aq më e madhe është mundësia që të përshtatet edhe te ndonjë specie e re dhe të kalojë te njerëzit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Gripi vdekjeprurës i shpendëve është 'potencialisht afër' pandemisë së ardhshme dhe është 'koha për t'u përgatitur' - paralajmërojnë ekspertët

Sipas raportit në The New England Journal of Medicine, simptomat e burrit të paidentifikuar ishin të lehta dhe nuk kishte ethe e as probleme me frymëmarrjen. Atij dhe njerëzve me të cilët jeton u janë dhënë ilaçe si masë paraprake.

“Duke pasur parasysh se njeriu i infektuar ishte fermer me ekspozim të raportuar ndaj lopëve, ne besojmë se të dhënat epidemiologjike janë dëshmi e fortë e infektimit të njeriut pas ekspozimit ndaj lopëve të infektuara me virus”, tha ekipi i cili përfshin studiues nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve.

Ndryshe, H5N1 është përhapur në mbarë botën nga zogjtë e egër. Në fillim u infektuan vetëm shpendët, por virusi është përhapur edhe te dhelprat, fokat dhe delfinët në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo, befasi ishte kur ai u shfaq te lopët në SHBA, me disa prej tyre pa simptoma fare.

Edhe pse fermeri kishte vetëm një infeksion të lehtë, ai thuhet se mund të jetë mjaft fatal.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 888 persona janë infektuar me H5N1 në mbarë botën nga viti 2003, me 463 vdekje. /Telegrafi/

Exit mobile version