Site icon Telegrafi

Dëshmi se kurrë nuk duhet hequr dorë nga ëndrra: Këngëtarja që nuk dëgjon mahnit jurinë dhe publikun në America’s Got Talent (Video)

Këngëtarja e shurdhër, Mandy Harvey, ka siguruar simpatinë e publikut dhe jurisë, saqë Simon Cowell e ka kualifikuar drejtpërdrejt në gjysmëfinale të America’s Got Talent.

29-vjeçarja ka treguar se si e kishte humbur gradualisht dëgjimin derisa kishte mbetur tërësisht e shurdhër në moshë 18 vjeçare kur ishte në kolegj dhe që atëherë i është dashur të rimësojë si të këndojë me anë të vibrimeve.

 

Gjatë spektaklit, Mandy e ka performuar një këngë origjinale të titulluar “Try” duke nxitur duartrokitje te publiku dhe juria.

Kur e përfundoi këngën, Cowell i tha: “Nuk mendoj se do të kesh nevojë për përkthyes për këtë që do ta them” dhe e shtypi butonin që e dërgon në gjysmëfinale.

“Kjo ishte një prej gjërave më mahnitëse që kam parë ose kam dëgjuar”, është shprehur Mandy tejet e gëzuar.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni si shkoi ngjarja dhe mund ta dëgjoni interpretimin e këngëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version