Këngëtarja e cila sot është një prej më të njohurave të skenës dhe model i shumë të rinjve, si adoleshente nuk ishte shumë e rehatshme.
Sipas një raporti të Policisë së Kosovës i lëshuar me datë 04.02.2013, të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, Era Istrefi, në moshën 19-vjeçare ka shkaktuar një aksident i cili fatmirësisht ka kaluar pa pasoja të rënda.
Ajo që bie në sy nga ky raport është se këngëtarja asokohe nuk ishte e pajisur me patent shoferi, por kjo nuk e pengonte Erën që të ngiste veturën.
Për më tepër raportin e policisë mund ta shihni më poshtë.