Më shumë se dhjetëra kalimtarë – përfshi dhe një fëmijë, u plagosën me katër prej tyre që po luftojnë për jetën në spital – pasi një makinë u fut mes turmës së njerëzve në zemër të Melburnit.
Një Suzuki SUV e bardhë, që drejtohej nga një 32-vjeçar me prejardhje afgane, i identifikuar si Saeed Noori, u përplas me një grup të madh këmbësorësh në një zonë të frekuentuar nga njerëzit në qytetin e Melburnit.
32-vjeçari, u arrestua menjëherë nga policia, edhe pse aktualisht ndodhet në spital me dëmtime në dorë dhe shpatull. Autoritetet vendase thanë se agresori ka një të shtuar kriminale dhe është përdorues i drogës.
Njerëzit e pranishëm në vendngjarje kanë dhënë dëshmitë e tyre për sulmin e rëndë që u bë, por që fatmirësisht nuk i mori jetën askujt.
“Pamë njerëzit që filluan të vraponin të tmerruar,” thotë një prej dëshmitarëve.
“Isha shumë pranë ngjarjes, dhe në mes të turmës u fut një makinë që s’kishte ndërmend të frenonte, njerëzit fluturonin në ajër si objekte,” tha një tjetër, shkruan DailyMail. /BW/