Site icon Telegrafi

Dëshironte të zbulonte kush ishte personi misterioz që për 70 vite dërgoi lule në varrin e vëllait të saj, u habit kur e kuptoi se ai ishte shoku i fëmijërisë (Foto/Video)

Një burrë misterioz nga Britania e Madhe, për më shumë se 70 vite kishte dërguar lule në varrin e të riut Carl Sharp (12), cili kishte humbur jetën tragjikisht në vitin 1947.

Por, motra e të ndjerit dëshironte të zbulonte se kush ishte ai person që vazhdonte ta vizitonte varrin e vëllait të saj, transmeton Telegrafi.

Rezultoi se bëhej fjalë për Ronald Seymour Westborough 84-vjeç, i cili ishte shoqëruar me të ndjerin dhe kishte qenë pranë tij para se të humbte jetën.

Ronald viziton varrin e tij qysh kur ishte 18-vjeç, kurse motra e Carlit, Ann Kerr 77-vjeçe, për shumë vite ishte munduar ta zbuloi se kush ishte ai person që në varrin e vëllait të saj dërgonte lule.

Carl ishte shoku i ngushtë i Ronaldit. Ata kishin fjetur në të njëjtën çadër disa momente para se të vdiste, kurse Ronald e kishte gjetur Carlin pasi ishte mbytur në det.

Ai ka pranuar se nuk ishte në dijeni që motra e Carlit po e kërkonte, dhe as që e kishte idenë se miku i tij i ngushtë kishte motër. Carl kishte shkuar në një udhëtim me grupin e tij të vëzhguesve në vitin 1947, kur edhe humbi jetën në det.

Motra e tij asokohe i kishte vetëm 7 vjet, kurse dy vite më parë i kishte bërë apel personit që vizitonte varrin e vëllait të saj që ta kontaktoj.

Televizioni BBC ka realizuar një emision lidhur me këtë ngjarje të cilën e ka titulluar “I huaji në varrin e vëllait tim”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version