Site icon Telegrafi

Dëshironte të kultivojë kanabis për çështje studimi, arrestohet shkupjani (Video)

Sektori i punëve të brendshme të Kumanovës (SPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj P. M, 43 vjeçar nga Shkupi, nën dyshimin e prodhimit të paautorizuar të marihuanës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari, para një kohe ka kërkuar leje nga Ministria e bujqësisë dhe ajo e shëndetësisë për t’i dhënë leje për kultivim të kanabis sativës, për qëllime hulumtuese të magjistraturës së tij.

Atij i është refuzuar kërkesa, me arsyetimin se Maqedonia, si anëtare e OKB-së, e ka ndaluar prodhimin e kanabisit në të gjitha format.

Më pastaj, P. M ka blerë 2kg filiza kanabisi nga Novi Sadi i Serbisë, e ka mbjellur në Kratovë, kruse pjesën tjetër e ka ruajtur për prodhim të mëtutjeshëm. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur rreth 1900 rrënjë të kanabisit./Telegrafi/

Exit mobile version