Dy vajza mbetën duke qeshur pasi nëna e tyre përdori produktin e gabuar për të pastruar brendësinë e vetures së saj.
Në vend që të përdorte pastrues vinyl, mamaja mori aksidentalisht një kanaçe me bojë llak dhe e përdori atë në të gjithë pjesën e brendshme të veturës së saj.
Motrat Greta dhe Jayde e dokumentuan fatkeqësinë në një video dhe të dyja dëgjohen duke qeshur në mënyrë të pakontrolluar, transmeton Telegrafi.
Shenjat e bojës së bardhë me spërkatje mund të shihen të spërkatura në të gjithë dyert e makinës, madje edhe në timon.
Në TikTok shumë bënë shaka se ajo tani do të duhet të bëjë më shumë pastrim sesa pritej.
Gjithashtu u zbulua se është përdorur një sprej me emrin “Motospray New Look Vinyl Spray”, i cili është krijuar për të ndryshuar ngjyrën e një sipërfaqeje në të cilën aplikohet.
Por mamaja duket se ngatërroi pretendimin e “New Look” duke menduar se kjo do ta bëjë makinën të duket e re me një pastrim të shpejtë. /Telegrafi/