Telegrafi

Dëshironi trup perfekt të skalitur për në plazh? Ky është ushtrimi i vërtetë për ju! (video)

Nëse dëshironi trup dhe muskuj të fortë, të cilët me krenari do t’ua ekspozoni vajzave në plazh, koha është që në stërvitjen tuaj ta përfshini njërën nga variacionet e përballimit.

Skalitni trupin për plazh vetëm me një ushtrim, transmeton Telegrafi.

‘Plank janks’ është ushtrimi i shkëlqyeshëm, i cili do t’ju ndihmojë që të ndërtoni bërthamën, muskujt abdominalë dhe gluteusin.

Këtë ushtrim mund ta bëni kudo. Është jashtëzakonisht i dobishëm nëse nuk keni kohë që të shkoni në palestër.

Si bëhet ‘plank janks’?

Për fillim merrni pozitën standarde të përballimit. Qëndrimi është shumë i rëndësishëm, prandaj gjithë kohës përpiquni që shpina të ju jetë drejt, ndërkaq trupi nën tension.

Hapi tjetër në këtë ushtrim është kërcimi dhe hapja e këmbëve anash. Ushtrimi është i ngjashëm me fole kërcimesh, vetëm se këtë herë bëhet në pozitën për përballim.

Këtë variacion të përballimit bëjeni 3 deri në 4 seri me pauza prej 60 sekondash pas secilës seri. Mund të pushoni midis serive për t’u mbushur frymë, por përpiquni që t’i përmbaheni pushimit një minutë. /Telegrafi/