Për damat e tilla fustan ideal dhe elegant është fustani i Penelope Cruz, që e ka veshur me rastin e ndarjes së shpërblimit “Feroz”, transmeton Telegrafi.
Kjo aktore ka zgjedhur modelin e fustanit i cili përpara është më i shkurtër, ndërkaq prapa më i gjatë, me dantella të zbukuruara përgjatë tërë linjës dhe në këtë mënyrë fustanit ka dhënë një dozë të modës tradicionale spanjolle.
Dantella është nonshalante që gjatë ecjes ka mbuluar këmbët dhe gjunjët e saj, por në mënyrë shumë suptile dhe elegante ka vënë në pah shtatin e hedhur të bukuroshes Penelope.