Telegrafi

Dëshironi të stërvitni online me Real Madridin? Zidane trajner i juaji e Ronaldo bashkëlojtar – këtë mundësi ta jep klubi mbretëror (Video)

Real Madridit ka postuar në Youtube një video ku secili prej jush mund të përjetojë vetë se si është të stërvitesh nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Po ashtu me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Luka Modric apo Marcelo.

Këshillat e trajnerit francez, të qeshurat dhe ushtrimet e ndryshme mund t’i përjetoni në videon 360 gradë të lansuar nga klubi kampion në fuqi i Evropës dhe Botës.

Aty mund ta ndjesh edhe atmosferën kur shënon një gol në stërvitje.

Në fund edhe një përshëndetje nga lojtarët dhe trajneri pas stërvitjes.

https://www.youtube.com/watch?v=CtgRY3Bww38