Site icon Telegrafi

Dëshironi të dukeni më të reja? Këto tri modele flokësh kanë një efekt të mahnitshëm kundër plakjes

Këshilla e parë dhe themelore është të vlerësoni flokët tuaj, para se të shkoni te floktari, sa të shëndetshëm janë

Gjithashtu, atë që na thanë floktarët është se për të nxjerrë më të mirën nga flokët tanë, flokët duhet të jenë në gjendje të mirë.

Pavarësisht nëse keni flokë të drejtë, të trashë, kaçurrelë ose afro, ju duhet t’i mbani siç duhet dhe të përdorni një regjenerator, transmeton Telegrafi.

Në fund të fundit, kur kujdeseni siç duhet, do të kurseni disa centimetra në gjatësi, ndërsa kujdesi mund t’ju inkurajojë t’i doni flokët tuaj.

Sigurisht, para se floktari të fillojë punën e tij, bisedoni me të për dëshirat tuaja.

Ndiqni me kujdes këshillat tona, këto janë tri modele flokësh me efekt kundër plakjes.

1. Gjatësia mesatare

Provoni me flokë pak mbi ose poshtë shpatullave, do të ndihmojë në theksimin e tipareve të fytyrës dhe zgjatjen e qafës. Pamja e çrregullt është gjithmonë elegancë.

2. Balluke dhe xhufka rreth fytyrës dhe syve

Për një ndryshim të menjëhershëm, qethni balluket. Bashkoni pamjen e bukurisë urbane me një veshje lozonjare në të cilën do të rrezatojë zelli dhe entuziazmi juaj.

Flokë të shkurtër, por të harlisur

Vetë fakti që keni bërë një ndryshim drastik do t’ju bëjë të dukeni krejtësisht e re, ndryshe dhe shprehni shpirtin e energjinë tuaj rinore. Përderisa nuk është floku i hollë, mund të jetë i shkurtër! Fytyra do të jetë në plan të parë, kështu që kushtojini vëmendje grimit elegant dhe nxjerrjes në pah të pjesëve tuaja të preferuara.

/Telegrafi/

Exit mobile version