Telegrafi

Dëshironi të drekoni me lojtarët e Barcelonës? Po, është e mundur

Një agjenci nga Argjentina ofron mundësinë e udhëtimit ekzotik, apo të takimeve me personalitete sportive për klientët e vet.

Po kështu, çdo mbështetës i Barcelonës, që do të donte të ndante një drekë me idhujt e tij, e ka të mundur këtë gjë. Për të ndarë mbulesën e tavolinës me njërin nga tre heronjtë, Andres Iniesta, Lionel Messi apo Neymar, këtë mund ta ofrojë agjencia nga Argjentina.

Falë saj, tifozët e Barçës mund ta realizojnë këtë ëndërr. Në vitin 2007, Brenda dhe William Caizza, dy vëllezër, krijuan agjencinë “Beyond BA”.

Që nga fillimi i aktivitetit kanë kërkuar për t’u ofruar përvoja të ndryshme klientëve të tyre, larg nga shërbimet e zakonshme, që mund të ofrojë një kompani e ngjashme.

“Që nga viti i krijimit kemi qenë duke kërkuar për produkte “premium”, të cilat të ishin udhëtime plot kënaqësi, por jemi duke u rritur shumë në këtë drejtim. Sot besojmë se nuk ka asnjë kufizim, çdo gjë është e mundur”, shpjegon një nga themeluesit e “Beyond BA”.

Kjo agjenci nga Argjentina ka arritur tashmë që një prej klientëve të saj ta gëzojë me një darkë me lojtarët e sipërcituar të Barcelonës.

“Ne kemi një listë me shumë sportistë të famshëm, me të cilët kemi qasje. Të gjithë janë të gatshëm të na e sigurojnë një shërbim të tillë, sepse duan të jenë në kontakt me njerëzit. Kur fiksohet një takimi i tillë, klienti ynë, pra tifozi i Barcelonës, është gjithmonë mjaft serioz”, shpjegojnë vëllezërit Brenda dhe William Caizza.

Por, tifozët e Barcelonës, të cilët duan ta bëjnë realitet këtë ëndërr, duhet të heqin nga portofoli i tyre minimalisht 4000 dollarë. Nga ky çmim “dysheme” nisin shërbimet e kësaj agjencie.