Telegrafi

Dëshironi të dërgoni puthje në distancë? Me këtë pajisje çiftet ndajnë intimitetin fizik “të vërtetë”

Photo: SCMP

A janë çiftet në lidhje në distancë ende të frustruar sepse nuk mund të puthin njëri-tjetrin? Kjo pajisje lejon të dashuruarit në distanca të gjata të përjetojnë ndjenjën autentike të puthjes

Një kompani teknologjike në Kinë ka shpikur një mënyrë mjaft të çuditshme për t’i dërguar një puthje partnerit/es suaj në distancë.

Produkti është thjesht një shtojcë telefoni – e pajisur me buzë silikoni të lëvizshme.

Pajisja e puthjes – e quajtur Remote Kiss – është një shpikje e patentuar nga Instituti Profesional i Teknologjisë Mekatronike Changzhou në Kinë, sipas Global Times.

Jiang Zhongli, shpikësi kryesor i dizajnit, tha se ai ishte në një marrëdhënie në distancë dhe pikërisht prej kësaj, u frymëzua edhe produkti.

Pajisja vjen me sensorë presioni dhe aktivizues për të imituar një puthje të vërtetë duke përsëritur presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve aktuale të njeriut.

Produkti mund të kopjojë gjithashtu edhe zhurmën që krijohet gjatë një puthjeje.

Sipas raportit të Global Times, pajisja gjithashtu lejon përdoruesit të çiftohen me të panjohur dhe të shkëmbejnë puthje. Ai funksionon përmes një aplikacioni që përdoruesit duhet ta shkarkojnë në telefonat e tyre.

Kjo e bën më të lehtë “sexting” dhe njohjen e njerëzve online.

Pajisja kushton 288 juanë (41 dollarë amerikanë).

Megjithatë, përdoruesit e mediave sociale kanë reaguar ashpër ndaj shpikjes.