A dëshironi që mashkulli juaj të jetë më i mirë në seks? Thjesht ekspozojeni para dritës!
Një studim i ri ka zbuluar se ekspozimi i meshkujve në dritë e rritë kënaqësinë dhe performancën seksuale, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e Universitetit të Sienas kanë grumbulluar një grup prej 38 meshkujve – të gjithë prirej tyre të diagnostikuar me nivele të ulëta të libidosë. Çdo mëngjes, për dy javë, gjysma e këtyre meshkujve kishin shpenzuar pak kohë në një dhomë me një kuti drite, e cila kishte ndriçuar dritë të bardhë për të stimuluar diellin.
Gjysma tjetër e meshkujve ishin vendosur në një dhomë me një kuti që kishte pasur ndriçim të ulët.
Meshkujt e kategorisë së parë kishin zbuluar se nivelet e tyre të testosteronit ishin rritur dukshëm. Kënaqësia e tyre seksuale – dëshira seksuale më saktësisht – ishte rritur nga një mesatare 6.3 në 10.0.
Ndërsa meshkujt e kategorisë së dytë, kishin raportuar për një kënaqësi seksuale prej 2.7 – jo aq shumë ndryshe nga rezultatet të cilat i kishin pasur para fillimit të studimit.
Pra, nivelet e tyre të testosteronit nuk kishin ndryshuar aq shumë.
Testosteroni është i rëndësishëm sepse e rritë dëshirën seksuale, por gjithashtu e zvogëlon sasinë e kohës që duhet pritur para se të bëni seks për herë të dytë. Kjo do të thotë se rundin e dytë mund ta filloni shumë më shpejt – nëse veç nuk keni qenë të kënaqur me rundin e parë.
Rrjedhimisht terapia me dritë mund t’i bëjë meshkujt të kenë dëshira më të mëdha seksuale dhe performancë më të gjatë nën çarçafë. Që të dy këto janë të mrekullueshme dhe çdo mashkull synon t’i arrijë. /Telegrafi/