Site icon Telegrafi

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Nëse shkoni me biçi9kletë në punë, jeni më të prirë të ndiheni më të qetësuar gjatë tërë ditës sesa nëse udhëtoni me transport publik apo veturë personale.

Këto janë zbulimet e një ekipi të hulumtuesve nga Kanada, të cilët kanë krahasuar se si metodat e ndryshme të transportit për në punë ndikojnë në nivelet e stresit dhe disponimit, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se personat të cilët shkojnë me biçikletë në punë kanë nivele të vogla të stresit brenda 45 minutave të para të punës sesa ata që udhëtojnë me veturë personale – që do të thotë se ata do të vazhdojnë të ndihen më pak të stresuar edhe përgjatë ditës.

Edhe disa hulumtime tjera kanë treguar se stresi dhe disponimit i mëngjesit janë parashikues të fortë se si do të jetë dita e tyre.

Përveç kësaj, transporti me biçikletë për në punë është edhe e mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version