Kur prindërit presin lindjen e fëmijës, ata lexojnë shumë libra rreth gjërave që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë, rreth asaj se si duhet ta rritni një fëmijë, si të sigurohen se fëmijët janë të shëndetshëm dhe të sigurt.
Por, pak libra tregojnë për gjënë më të thjesht që mund ta bëni ju për t’i ndihmuar ata të bëhen të suksesshëm në të ardhmen, transmeton Telegrafi.
Dr. Carol Dweck pohon se e ardhmja e suksesshme e një personi varet nga mënyra e të menduarit që e zhvillojnë në fëmijëri: mendimi i rritur dhe mendimi i rregulluar.
Një mendim i rregulluar i referohet idesë se personaliteti, intelekti dhe aftësitë tona kreative janë statike dhe vijnë në mënyrë natyrale.
Ndërsa, mendimi i rritur posedohet nga ata që nuk frikësohen t’i bëjnë ballë problemeve dhe që nuk e shohin humbjen si dëshmi të idiotësisë së tyre, por si mundësi për t’u zhvilluar dhe për të gjetur mundësi të reja.
Karriera e një personi, lidhjet dhe aftësia e tyre për t’u bërë të lumtur varet nga ajo se cila mënyrë e të menduarit i formohet gjatë viteve të hershme të fëmijërisë.
Ja disa shembuj të thjesht të dallimeve të këtyre dy mënyrave të tëmenduarit. Një fëmijë duhet të lavdërohet për aftësinë e tyre për të mësuar, e jo për talentin e tyre.
Kur fëmija juaj lexon diçka:
Mendja e rregulluar: Jeni shumë i/e mençur!
Mendja e rritur: Ke punuar shumë për t’u mësuar ta bësh këtë, dhe tani ia ke arritur qëllimit. Urime!
Kur fëmija arrin rezultate të shkëlqyeshme në test:
Mendja e rregulluar: Ke marrë 80 për qind të pikëve në test? Bravo!
Mendja e rritur: Ke marrë 80 për qind të pikëve në test! Kjo do të thotë se jeni duke shkuar në një rrugë të mirë! Nëse i rishikon pyetjet që nuk i ke qëlluar dhe e bën testin prapë nesër, jam i bindur se do t’i shënosh të gjitha pikët. /Telegrafi/