Tesla Model 3, vazhdon të jetë lider i vërtetë në tregun e veturave elektrike.
Në top 3 veturat më të shitura në botë, bënë pjesë edhe Tesla Model 3. Nuk kishte si të mungonte edhe tek shitjet në revolucionin e tregut të veturave në Kosovë, Carvago by Gjirafa.
Klienti ka pranuar veturën e tij, me ç’rast ka treguar edhe për seriozitetin dhe ka admiruar punën e jashtëzakonshme të stafit të Carvago by Gjirafa deri në momentin e dorëzimit të veturës.
E me shumë gjasa në Kosovë, pronar i veturës Tesla mund të bëheni vetëm nga Carvago by Gjirafa.
Për më shumë vizito këtu: carvago.com/sq/vetura/tesla
Të renditura më poshtë gjeni specifikat ndër kryesore të Tesla Model 3:
Dizajni dhe karakteristikat
Model 3 ka një dizajn të hollë dhe minimalist që reflekton estetikën moderne të modelit Tesla. Pjesa e jashtme e veturës karakterizohet nga linja të lëmuara, forma kompakte me një pamje vërtetë të veçantë.
Enterieri i brendshëm dominohet nga një ekran prekës (touch) prej 15 inçësh, që kontrollon pothuajse të gjitha funksionet e veturës, nga navigimi deri tek kontrolli i klimës.
Performanca
Model 3 vjen në disa konfigurime, duke përfshirë Standard Range Plus, Long Range dhe Performance. Standard Range Plus ofron një kohë të impresionuar 0-60 mph prej rreth 5.3 sekondash, ndërsa modeli Performance e arrin këtë në vetëm 3.1 sekonda.
Sistemi me dy motorë me tërheqje të katër rrotave, i disponueshëm në modelet Long Range dhe Performance, rrit kapjen dhe stabilitetin, duke e bërë atë të përshtatshëm për kushte të ndryshme drejtimi.
Mbushësi
Varësisht nga variant, një Tesla mund të udhëtojë mes 263 deri në 350 km, me një mbushës të vetëm. Inovacioni i fundit i Supermbushësit mundëson që për të bërë 175 km mbushja bëhet për vetëm 15 minuta.
Teknologjia dhe siguria
Duke i dhënë rëndësi të veçantë sistemit Autopilot. Model 3, i cili ofron karakteristika të avancuara të ndihmës për drejtuesit si kontrolli adaptiv i kryqëzimit, ndihma për mbajtjen e rrugës dhe ndërrimet automatike të korsive.
Vetura është e pajisur me një numër të madh kamerash dhe senzorë që kontribuojnë në karakteristikat e sigurisë. Jo rastësisht është vlerësuar me 5 yje nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Rrugë. (NHTSA).
Ndërsa tregu i veturave elektrike vazhdon të evulojë, Model 3 është në rrugë të mirë për të mbetur si vetura kyçe në revulucionin e veturave elektrike!