Telegrafi

Dëshiroi të hynte në fushë edhe në finalen e Copa America, por dështoi: Wolanski u arrestua në Brazil!

Rusi dhe i dashuri i saj po përgatitnin një veprim të ri, por ata dështuan.

Kinsey Wolanski ishte futur në fushë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve dhe për një moment ishte shndërruar në sensacion botëror.

Të njëjtën gjë kishte menduar ta bënte edhe në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, ku Brazili u shpall kampion pasi triumfoi kundër Perusë.

Biondina me të dashurin e tij, Vitaly Zdorovetsky udhëtoi për në Rio me idenë që të hynin në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes finale, por siguria ishte aq e fortë sa ata dështuan.

Më pas dyshja ka qëndruar për disa ditë prapa grilave dhe janë liruar në procedura të rregullta ligjore.

“Kemi humbur Copa American. Ne patëm një aventurë të çmendur, udhëtuam në Brazil të veshur si tifozë dhe erdhëm në stadium, por gjithçka përfundoi kur Vitalyn e arrestuan 20 personel të sigurisë. Tani dalim nga burgu dhe po shijojmë jetojmë jetën e Rios”, kishte thënë me këtë rast bukuroshja.

Lexo po ashtu Rusi i famshëm i YouTube-it, Vitaly Zdorovetskiy bëri shqiponjën me duar në eventin e organizuar nga "Marakli t'kerreve"

Ndryshe, Vitaly Zdorovetskiy muajin e kaluar ka qëndruar në Kosovë me ftesë të grupit të rrjetit social në Facebook, “Marakli t’kerreve” dhe atij ndërkombëtar, “One Life Rally”. /Telegrafi/