Telegrafi

Dëshiroj ta ndryshoj nuancën

▪ Meqenëse tretësi nuk përmbajnë amoniak, nuk mund t’i bëjë flokët të shkëlqyeshme. Andaj, ato vetëm do ta ndryshojnë nuancën – ngjyrës së gështenjtë do t’i japin shkëlqim të kuq, ngjyrë vjollce apo ngjyrë domateje apo do t’i errësojnë, në qoftë se përdorni tretësin e zi, transmeton Telegrafi.

▪ Tretësit qitet në flokët e pastruara por të njoma (ende pa u tharë), apo në flokë të njoma por të papastruara. Me rastin e shpëlarjes duhet të shkumohen sikur me shampon. Përherë e qitni me doreza mbrojtëse në dorë.

▪ Pas qitjes, mirë i lani mbetjet e tretësit nga flokët, përkatësisht i shpëlani derisa uji të bëhet krejtësisht i pastër. Në qoftë se keni përdorur tretës ngjyrë shumë të errët apo të zezë, mund t’ju përlyejë edhe jastëkun, jakën e këmishës, madje edhe qafën.

▪ Në qoftë se keni thinja, tretësi do t’i mbulojë tërësisht. Flokët do të duken sikur të keni bërë në to zylyfe.

▪ Në qoftë se keni minival, apo flokët të ngjyrosura me ngjyra klasike, duhet të jeni të kujdesshme, sepse ngjyra që do të krijohet nuk do t’i përshtatet ngjyrës së dëshiruar.

▪ Tretësi shpëlahet në atë mënyrë që ngjyra e tyre pas pesë-gjashtë larjeve thjesht do të humbet nga flokët.

▪ Tretësi nuk e dëmton strukturën e flokëve, andaj lirisht mund të përdoret sërish në çdo një muaj e gjysmë apo në dy muaj. /Telegrafi/