Në qoftë se dëshironi të ndryshoni nuancën e ngjyrës së flokëve pa i ngjyrosur, siguroni tretësin e tyre
Varësisht nga prodhuesit, ato mund të jenë në formë të shkumës, të lëngët apo në formë të kremit të dendur.
Mirëpo, para se të përdorni, duhet të dini diç për to, transmeton Telegrafi.
▪ Meqenëse tretësit nuk përmbajnë amoniak, nuk mund t’i bëjnë flokët të shkëlqyeshme. Andaj, ato vetëm do ta ndryshojnë nuancën – ngjyrës së gështenjtë do t’i japin shkëlqim të kuq, ngjyrë vjollce apo ngjyrë domateje apo do t’i errësojnë, në qoftë se përdorni tretësin e zi.
▪ Tretësit qitet në flokët e pastruara por të njoma (ende pa u tharë), apo në flokë të njoma por të papastruara. Me rastin e shpëlarjes duhet të shkumohen sikur me shampon. Përherë e qitni me doreza mbrojtëse në dorë.
▪ Pas qitjes, mirë i lani mbetjet e tretësit nga flokët, përkatësisht i shpëlani derisa uji të bëhet krejtësisht i pastër. Në qoftë se keni përdorur tretës ngjyrë shumë të errët apo të zezë, mund t’ju përlyejë edhe jastëkun, jakën e këmishës, madje edhe qafën.
▪ Në qoftë se keni thinja, tretësi do t’i mbulojë tërësisht. Flokët do të duken sikur të keni bërë në to zylyfe.
▪ Në qoftë se keni minival, apo flokët të ngjyrosura me ngjyra klasike, duhet të jeni të kujdesshme, sepse ngjyra që do të krijohet nuk do t’i përshtatet ngjyrës së dëshiruar.
▪ Tretësi shpëlahet në atë mënyrë që ngjyra e tyre pas pesë-gjashtë larjeve thjesht do të humbet nga flokët.
▪ Tretësi nuk e dëmton strukturën e flokëve, andaj lirisht mund të përdoret sërish në çdo një muaj e gjysmë apo në dy muaj. /Telegrafi/