Një serb dhe një shqiptar peshkojnë pranë njëri-tjetrit. Serbi e zë ‘peshkun e artë’.
– Më lësho dhe do t’i plotësoj ty tri dëshira, shqiptarit vetëm një.
Serbi thotë:
– Dëshira e parë: Në Serbi të mos ketë asnjë shqiptar!
– U plotësua – thotë peshku i artë.
– Dëshira e dytë: Në Serbi të mos mund të hyjë asnjë shqiptar!
– U plotësua.
– Dëshira e tretë: Rreth e qark Serbisë të ndërtohet një mur i lartë 400 metra dhe përmes tij të mos mund të kalojë asnjë shqiptar!
– U plotësua.
Pastaj, peshku i artë i drejtohet shqiptarit:
– Cila është dëshira jote?
– A lëshon ujë ai muri? – pyet shqiptari.
– Jo – përgjigjet peshku.
– Atëherë, mbushe deri në krye!