Telegrafi

Dëshira për pasardhës është tërheqëse

Në një studim të shkencëtarëve kalifornianë, femrave iu janë treguar fotografi të fytyrave të meshkujve, të cilëve paraprakisht iu është matur niveli i testosteronit dhe janë pyetur në lidhje me interesimin e tyre për të pasur fëmijë.

Kështu, femrat nga këta meshkuj, përveç dukjes joshëse, kanë kërkuar të dinë për “mashkullitetin” e tyre dhe sa i duan ata fëmijët, ashtu që të vendosin nëse do të fillojnë një lidhje të shkurtër ose të gjatë.

Ndër tjera, është treguar se femrat kanë aftësi të zbulojnë përmes pamjes së fytyrës së mashkullit nëse janë ata të interesuar për fëmijë dhe sa e kanë nivelin e testosteronit.

Meshkujt me nivel të lartë të testosteronit llogariten atraktivë për lidhje afatshkurtër, ndërsa ata që i duan dhe interesohen për fëmijë konsiderohen tërheqës për lidhje afatgjata. /Telegrafi/