Një djalë i vogël i sëmurë vdiq në krahët e një Babadimri, i cili i kishte thënë dëshirën e tij të fundit se dëshironte që të shihte karakterin dhe atmosferën e Krishtlindjeve.
Eric J. Schmitt-Matzen ka treguar për USA Today, momentin që i theu zemrën kur djali 5 vjeçar ndërroi jetë në duart e tij.
Babadimri 60-vjeçar, i cili ka lindur në ditën e Shën Nikollës, shpjegoi se si ai shkoi në spitalin Knoxville në Tennessee, pas një telefonate dëshpëruese të një infermiereje që i thoshte se një fëmijë i vogël ishte shumë sëmurë, transmeton javanews.
Ai hyri në spital për të takuar djalin që dëshironte të takonte Babadimrin, ndërsa familja e tij panë takimin lotsjellës, përmes një dritare.