Site icon Telegrafi

Dëshimtë e para të jetës në liqenin e Antarktikut!

 Sipas raportit të Discover, kërkuesit në liqenin gjysëm glacial, Lake Whillans, kanë marrur gjurmë dhe sipas testeve të bëra deri më tash thuhet se në këtë liqen ka mundësi të ketë jetë.

Mirëpo, ende asgjë nuk është definitive. Qelizat e vdekura mund të shfaqen në testet e ndryshme dhe për këtë fakt, shkencëtarët nuk kanë zyrtarizuar lajmin.

Nëse ekipi zbulon jetë në këtë pjesë të globit, do të jetë një lajm i madh për eksplorimin hapësiror. Arsyeja pse ky lajm ka rëndësinë e madhe, është fakti se hënat e Jupiterit dhe Saturnit kanë ambiente të ngjashme me atë të Antarktikut.

Nëse jemi në gjendje të zbulojmë jetë në oborrin tonë, mund të jemi në gjendje të gjejmë atë edhe në hapësirën jashtëtokësore. /Telegrafi/

 
Exit mobile version