Një grua në Dallas të Teksasit ka qëlluar një burrë me revole i cili është munduar t’ia vjedh veturën brenda të cilës ishin fëmijët e saj.
Derisa ajo po paguante derivatin në pompë, punonjësi i pompës ia bëri me dije se dikush po mundohet t’ia vjedh veturën, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, hajni ia arriti të futet në veturë ku ishin djemtë e saj të moshës dy dhe katër vjeç. Me të kuptuar se çfarë po ndodh, ajo vrapon dhe arrin të futet në karriget e pasme, dhe aty filloi drama e vërtetë.
Hajnin i identifikuar si Ricky Wright, 36-vjeç, ajo e urdhëroi ta ndalë veturën dhe të largohet. Megjithatë, ai nuk iu bind urdhrave të saj, dhe ajo nxori revolen që e kishte fshehur në karrige dhe e qëlloi në fytyrë.
Si pasojë e këtij veprimi, vetura filloi të lëviz pa shofer derisa u përplas në një mur mbrojtës. Për fat të mirë nëna dhe djemtë i kanë shpëtuar më të keqes.
Ndërkaq sipas policisë, gruaja i bërtiste hajnit që qëndronte i shtrirë në tokë.
“Është dashur të vrasë, nëse nuk e kam bërë një gjë të tillë. Është dashur t’i shkrepë të gjithë plumbat”, ka thënë ajo me nervoz.
Më vonë ka pranuar se e ka bërë atë që është dashur ta bëjë:
“Nuk jam vrasëse, thjesht i kam mbrojtur fëmijët e mi”, ka shtuar Wright.
Ajo është marrë në pyetje nga policia në vendin e ngjarjes, dhe ndaj saj nuk është ngritur kurrfarë padie. /Telegrafi/