Site icon Telegrafi

Deshi t’ia vjedh telefonin instruktores së arteve marciale, hajni pendohet keq (Video)

Një i ri nga New Orleans për pak sa nuk e pësoi keq, kur tentoi t’ia vjedh telefonin mobil një instruktoreje të arteve marciale.

Derisa po qëndronin para sallës ku ushtrojnë artet marciale, vajza po ia tregonte ushtrimet që i praktikojnë në sallë, dhe në një moment i riu ia rrëmben nga dora telefonin dhe tenton të arratiset me biçikletë, transmeton Telegrafi.

Por, biondja reagon shpejt duke e përplasur për tokë. Ajo madje për një moment ia shtrëngoi qafën, derisa ai ia ktheu telefonin.

E hajni duke menduar se do ta frikësoj tentoi ta sulmon sërish, por e kuptoi se mund ta pëson edhe më keq dhe kështu vendosë të arratiset nga vendi i ngjarjes me biçikletë – kuptohet duarthatë. /Telegrafi/

Exit mobile version