Ideja që para vetes keni një ari është ndjenjë rrëqethëse, ndërsa një burrë duket se fare nuk iu frikësua kësaj kafshe të egër të cilës iu kundërvu – madje edhe e goditi me grusht në fytyrë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një ari i murmë që duket se ishte fshehur në pronën private burrit, ia sulmon befasisht qenin dhe burri reagon menjëherë duket e tërhequr pas kafshën shtëpiake dhe në shenjë revole e godet me grusht turinjve ariun, transmeton Telegrafi.
E po të mos kishin qenë kamerat e sigurisë, sigurisht se ky rrëfim do të tingëllonte i pabesueshëm për shumëkënd, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur.
Ngjarja ka ndodhur në veri të SHBA-ve, kurse burri lëre që e godet ariun me grusht, por edhe e kap një lopatë me të cilën e kërkon me ngulmë që ta godasë, por duket se kafsha kishte ikur.
Veprimi i këtij burri është vlerësuar lart, për faktin se me vete kishte pasur edhe të dashurën që shikonte e habitur se si kafsha për pak sa nuk ia mbyti qenin. /Telegrafi/
@anthonymooren174 #bearslap #getback #gangster #loudnoise #neighbor #protecting #puppies #god #nottoday #fyp #viral #viralticktok #bear #slap ♬ original sound – Anthony mooren