Telegrafi

Deshi t’ia dhunon gruan, indoneziani vrau shokun e ngushtë me hanxhar – viktima thotë se tani po e do më shumë partnerin

Një grua nga Probolingu i Indonezisë e identifikuar si Juliana Bodiando 22-vjeçe, ka deklaruar se bashkëshorti i saj Nanang Budianto, 21-vjeç ka vrarë mikun e tij i cili tentoi ta dhunojë atë.

Juliana pretendon se miku i bashkëshortit të saj Slamet Vidodo, 25-vjeç kishte tentuar ta dhunojë. Sipas saj, ai më herët e kishte bërë dy herë një gjë të tillë, por se për ato raste nuk e kishte informuar bashkëshortin, transmeton Telegrafi.

Por kur tentoi herën e tretë, Nanang e zuri në vepër dhe pa u menduar dy herë e vrau. Incidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë javës së kaluar, kurse sipas ligjeve në fuqi në Indonezi, Nanang rrezikohet të dënohet me burgim të përjetshëm apo me vdekje. Megjithatë Juliana pretendon se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ishte padrejtësi e madhe.

“Bashkëshorti im thjesht me mbrojti. Tani po e dua më shumë sepse ishte i gatshëm ta sakrifikojë veten për mua”, ka deklaruar ajo për Detik Neës.

Në anën tjetër Nanang menjëherë ishte dorëzuar në polici, duke thënë haptazi se nuk i vjen keq për atë që kishte bërë, pasi ndihet i tradhtuar nga miku.

“Nuk pendohem që e kam vrarë. Ka qenë miku im më i mirë, i kam besuar shumë, kurse ai më dhunoi gruan. Jo njëherë, por tre herë. Jam detyruar ta vrasë”, ka deklaruar ai para policisë.

Megjithatë ai hedh poshtë thashethemet se Juliana dhe Slamet ishin në lidhje të fshehtë. Nanang është i bindur që gruaja i kishte qëndruar besnike.

Ai gjithashtu i tha policisë se atë ditë kishte shkuar herët në mëngjes në treg për të shitur rroba, duke e lënë vetëm në shtëpi Julianën. Me të kuptuar që ishte vetëm Slamet i kishte shkuar Julianës në shtëpi duke tentuar ta dhunojë dhe kërcënuar me thikë. Por, gjithçka ndryshoi kur Nanang u shfaq befasisht në shtëpi.

“Nanang mori hanxharin dhe me të e theri disa herë mikun e tij. Nga humbja e sasisë së madhe të gjakut ai mbeti i vdekur në vend”, thuhej ndër tjera në raportin e policisë. /Telegrafi/