Një hajn i pafat nga Rusia ka hedhur veten në erë gjatë të mërkurës, kur tentoi të vjedh paratë nga bankomati i një banke në qytetin Cheropovec.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që dyert e trasha nga metali në hyrje afërsi të bankomatit, kanë fluturuar dhjetëra metra larg vendit, transmeton Telegrafi.
Ai i mbeti i vdekur në vend derisa po mundohej ta vendoste eksplozivin e improvizuar në bankomat, duke shpresuar se me të do ta hap për t’i marrë paratë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës.
Në anën tjetër policia ruse ka njoftuar se mashkulli i paidentifikuar ka humbur jetën, kur eksplozivi e hodhi në erë në vend të bankomatit.
Ajo çfarë është e çuditshme se paratë që ishin brenda bankomatit kanë mbetur të paprekura, e personi i dytë që e shoqëronte hajnin është në arrati. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=cJKH7sCt6hQ