Telegrafi

Deshi t’i shtypë me veturë policët amerikanë, adoleshenti e paguan me jetë (Video, +18)

Policia e Lakeland në Florida është detyruar të dalë në terren, pasi që në një rrugë pas mbylljes së një klubi të natës kishin mbetur qindra të rinj duke bredhur nëpër lagje.

Aty ishte krijuar një tollovi kurse disa vetura kishin bllokuar hyrjen në klubin e natës, dhe derisa policia u bënte thirrje që të shpërndahen kishin vërejtur një veturë “Camaro” dhe kishin konstatuar se ishte e vjedhur, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentin që iu afruan veturës, shoferi i dha gaz duke u munduar ta shtyp një polic i cili për fat të mirë kërceu mes dy veturave për t’i shpëtuar vdekjes. Sikur kjo të mos mjaftonte, shoferi vazhdoi të lëviz me veturë duke goditur disa vetura tjera të parkuara.

Por, ishte policia që reagoi menjëherë duke hapur zjarr në drejtim të shoferit i cili doli të kishte vetëm 17 vjet, identiteti i të cilit është zbuluar – Michael Jerome Taylor që ishte liruar me kusht dhe ishte i njohur për autoritet për vjedhje, tejkalim shpejtësie dhe vepra tjera.

Sipas raportit të policisë e gjitha ndodhi për vetëm 42 sekonda, kurse shoferi i veturës u godit nga plumbat e policisë dhe rrugës për në spital është shpallur i vdekur. Pas hetimeve të detajuara, është konstatuar se i riu kishte brenda veturës armë. /Telegrafi/