Një burrë po bëhej gati t’i propozonte martesë partneres duke mbajtur në dorë unazën, kur ajo aksidentalisht shtypi pedalin e gazit të barkës e cila nga shpejtësia e madhe e hodhi në ujë dhëndrin, e nusja përfundoi e përplasur në port.
Colton Brownlee kishte menduar prej kohësh së momenti adekuat për t’i propozuar martesë partneres Julie Palmer, ishte në barkë në portin e liqeni Como në Wisconsin, transmeton Telegrafi.
Por në momentin që iu shfaq para partneres me unazë në dorë, duket se ajo u pushtua nga emocionet dhe aksidentalisht shtypi pedalin e gazit dhe puthja u mbeti në gjysmë – dhëndri përfundoi në ujë e nusja në port e përplasur.
Për fat të mirë dyshja kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, ndërsa pas këtij incidenti ata kanë vazhduar “ceremoninë” e propozimit në ambiente tjera. /Telegrafi/